Magazinë
Transmetuar më 26-02-2025, 21:47

Çështja e liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha, është trajtuar sot në Komisionin për Mirëqeverisjen në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë një seance të kongresit Amerikan që e gjeni këtu, gazetari investigativ Tyler O’Neil ka dëshmuar në Kongres se Fondacionet e Shoqërisë së Hapur dhe USAID kanë mbështetur një institut që realizoi ndryshimet në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Seanca "Amerika e fundit: Si ndihma e huaj minoi interesat e SHBA-së në mbarë botën", u ndal në akuzën se gjatë administratës së Bidenit, USAID-i shpenzoi verbërisht miliarda dollarë nga taksapaguesit për të mbështetur axhendën e saj radikale në vendet që nuk ishin të interesuara për ta vënë Amerikën në vend të parë.

Sipas tij, këto ndryshime, të cilat kritikët i cilësojnë si të motivuara politikisht, dyshohet se çuan në burgosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është kundërshtar i kryeministrit aktual, Edi Rama. O’Neil theksoi se qëllimi kryesor i këtyre ndryshimeve ishte që Berisha të heshtej dhe të eliminohej si kundërshtar politik.

Gjithashtu, ai deklaroi se Fondacioni i Shoqërisë së Hapur (SOROS) dhe USAID kanë bashkëpunuar në mbështetjen e Institutit të Menaxhimit Lindje-Perëndim (East West Management Institute), i cili ka marrë 31.2 milionë dollarë nga USAID gjatë vitit të fundit fiskal, që përfundoi më 30 shtator.

Ky institut ka qenë përgjegjës për nisjen e reformave në sistemin gjyqësor shqiptar, të cilat kritikët pretendojnë se çuan në ndjekjen penale të Berishës, duke e heshtur kështu liderin kryesor të opozitës përballë qeverisjes socialiste të Edi Ramës, tha drejtuesi i Daily Signal.

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur SOROS dhe USAID kanë bashkëpunuar gjithashtu në mbështetjen e Institutit të Menaxhimit Lindje-Perëndim (East West Management Institute), i cili mori 31.2 milionë dollarë nga USAID gjatë vitit të fundit fiskal që përfundoi më 30 shtator. Ky institut nisi ndryshime në sistemin gjyqësor në Shqipëri, të cilat kritikët pretendojnë se çuan në ndjekjen penale të liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha, duke e heshtur kundërshtarin e kryeministrit socialist të vendit”, tha O’Neil në Kongres.

Kryesuesja e Nënkomitetit për Ofrimin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), Marjorie Taylor Greene, tha se USAID ka kanalizuar para tek terroristët dhe ka nxitur parime antidemokratike në mbarë botën përmes fondit të saj të majtë të financimeve të dyshimta.

Sali Berisha ka deklaruar vazhdimisht se shpallja e tij ‘non grata’ nga SHBA dhe hetimi i tij nga SPAK janë rezultat i një komploti politik të kryeministrit Edi Rama, i cili, sipas tij, ka bashkëpunuar ngushtë me miliarderin George Soros për ta larguar nga skena politike. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit