

Kukës, 25 shkurt 2025 – Gjykata e Kukësit ka lënë në burg Zenel Muçmatën, i cili dyshohet përfshirë në plagosjen e kushëririt të kryebashkiakut të Kukësit, Elvis Halilaj. Kërkesa për masën e sigurimit personal, e paraqitur nga prokurorja Vilma Kapaj, u miratua nga gjyqtarja paraprake e Gjykatës së Shkallës së Parë, Suada Kurti, duke vendosur lënien në burg pa afat të Muçmatës.
Ngjarja që ka tronditur qytetin e Kukësit ndodhi më 19 shkurt të këtij viti, në fshatin Bicaj, ku Muçmata, së bashku me Genci Pingulin dhe Enes Asllanajn, dyshohet se janë përfshirë në plagosjen e Elvis Halilaj. Muçmata akuzohet për "Vrasjen me paramendim", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit".
Arrestimi i Muçmatës erdhi pas hetimeve intensive, ndërsa vlerësimi për masën e arrestit të të dyshuarve të tjerë, Genci Pingulit dhe Enes Asllanajt, do të bëhet më 27 shkurt. Ky rast ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik për lidhjet e mundshme mes ngjarjes dhe politikës lokale, duke u bërë kështu një çështje me interesa të shumta.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





