Magazinë
Transmetuar më 26-02-2025, 15:22

Startupi kinez DeepSeek realizoi shitje prej 1 trilion dollarësh në tregjet globale të aksioneve muajin e kaluar, në sajë të një modeli arsyetimi AI me çmim të ulët që ia kalonte shumë konkurrentëve perëndimorë.

Aktualisht, kjo firmë me bazë në Hangzhou, po përshpejton nxjerrjen në treg të modelit pasues të R1 të janarit, referuar tre personave me njohje në kompani, raportoi Reuters të mërkurën.

Kompania kishte planifikuar të nxirrte R2 në fillim të majit, por dëshiron që ajo të dalë sa më shpejt, thanë dy prej tyre pa dhënë specifika, sipas Reuters që citon noa.al.

Ata shtuan se DeepSeek shpreson që modeli i ri do të prodhojë kodim më të mirë dhe do të jetë në gjendje të arsyetojë në gjuhë përtej anglishtes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit