Transmetuar më 26-02-2025, 14:31

Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Partisë Demokratike për të mundësuar votimin e emigrantëve shqiptarë që nuk disponojnë një mjet identifikimi apo pasaportë biometrike shqiptare në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Kërkesa e Partisë Demokratike u hodh poshtë me 3 vota kundër dhe 2 pro. PD propozoi që emigrantët shqiptarë të mund të votojnë edhe me dokumente identifikimi të lëshuara nga shtetet ku jetojnë, si pasaportat ose letërnjoftimet e huaja.

Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë shprehur interes të madh për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit, dhe kjo votë e diasporës është konsideruar një risi, por edhe një sfidë e madhe për organizimin e zgjedhjeve. Ata mund të regjistrohen për të votuar deri më 4 mars 2025, duke shfrytëzuar mundësinë për të dhënë votën nga vendi ku jetojnë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit