Transmetuar më 26-02-2025, 12:43

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar emra të rinj për të hyrë në garën e primareve që do të zhvillohen më 1 mars.

Në primaret e Durrësit do të garojë edhe ish-prokurori Arjan Ndoja, i cili i ka shpëtuar një atentati në 2019, kur udhëtonte në makinë me Landi Muharremin dhe Andi Malokun, që humbi jetën në atë sulm.

Po ashtu, gjenerali Xhemal Gjunkshi ka vendosur të braktisë partinë e Bashës dhe të kandidojë në primaret e Dibrës, duke deklaruar se vendimi është marrë për t’u kthyer tek partia e tij.

Primaret pritet të mbahen më 1 mars, dhe lista e kandidaturave është zgjeruar, duke përfshirë rreth 20 emra të rinj përveç rreth 290 të miratuar më parë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit