Transmetuar më 26-02-2025, 10:43

Një skandal me baste ka përfunduar në rrëmbim dhe tortura për ta detyruar të dyshuarin të rrëfehej. Ngjarja e pabesueshme ndodhi në Kamerun, ku sipas disa burimeve të cituara nga shtypi lokal, presidenti i Victoria United, klub i divizionit të parë, ka rrëmbyer, mbajtur peng dhe torturuar për tri ditë portierin e tij, Djomeni Éric Parfait. Presidenti Valentin Kwain e ka akuzuar atë se ka shitur disa ndeshje, duke vënë baste në platformën “1Xbet”.

Pasi e kishte çuar lojtarin para autoriteteve, të cilat nuk gjetën prova kundër tij, Kwain më pas urdhëroi rrëmbimin e tij nga disa njerëz të besuar në qytetin Limbe. Aktualisht, portieri thuhet se mbahet i fshehur në një vend të panjohur.

Lajmin e ka denoncuar në media nëna e futbollistit, e cila, pasi u paraqit në zyrat e klubit për të kërkuar të birin, u dëbua me forcë nga presidenti. Në mbështetje të lojtarit ka dalë edhe Unioni Kombëtar i Futbollistëve të Kamerunit (Synafoc).

"Drejtësi për Eric Parfait Djomeni! Portieri i ri i Victoria United është rrëmbyer, mbajtur peng dhe torturuar nga presidenti famëkeq i klubit të tij, Valentin Kwain. Eric Parfait Djomeni, ke gjithë mbështetjen time", – ka deklaruar Jacques Marcel Itiga Itiga, përgjegjës për komunikimin në sindikatën e futbollistëve kamerunas.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit