Transmetuar më 26-02-2025, 10:34

Simone Inzaghi, trajneri i Interit, pas fitores 2-0 ndaj Lazios në çerekfinalet e Kupës së Italisë, foli për mikrofonët e kanaleve zyrtare të klubit: "Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë kundër një skuadre të jashtëzakonshme, kemi hasur një kundërshtar që na krijoi shumë probleme sidomos në pjesën e parë. Pastaj, pasi e zhbllokuam rezultatin, bëmë mirë. Kam parë shumë paraqitje të shkëlqyera këtë sezon, duhet ë vazhdojmë kështu".

Sa ju bën krenar goli i Arnautovic?

E dinim që duhej të vendosej në kufirin e zonës, ka cilësi të shkëlqyera goditjeje. Është një lojtar që di të bëjë gjithmonë shumë mirë dhe sonte ishte vendimtar. Jam shumë i kënaqur për të, sepse është një njeri që punon gjithmonë shumë mirë.

Në këtë pikë të sezonit, kërkohen cilësi si të tijat…

Djemtë ishin shumë të mirë, tani kemi vështirësi në krahët e skuadrës. Kemi jashtë Carlos, pastaj u dëmtua edhe Darmian. Kemi ndryshuar edhe formacionin, por ka pasur një disponueshmëri të madhe nga të gjithë.

Tani në gjysmëfinale është Milani…

Do të jetë një përballje e dyfishtë e fortë, do ta luajmë me objektivin për të arritur finalen e Romës. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje, do të duhet të përpiqemi të rikuperojmë forcat dhe energjitë, sepse do të na duhen të gjithë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit