

KURBIN- Personi në foto është 67-vjeçari Dod Mamli, i cili u ekzekutua një ditë më parë për çështje pronësie në fshatin Vilëz të Kurbinit. Pas ekspertizës mjeko-ligjore, trupi është tërhequr nga familjarët dhe ceremonia e varrimit do të bëhet të mërkurën e 26 shkurtit.
Ditën e sotme Policia ka vënë në pranga Dashnor Totën i cili dyshohet se vrau me armë zjarri 67-vjeçarin. Gjithashtu policia bën të ditur se në momentit e arrestimit 53-vjeçarit i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin. Po ashtu vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie, pasi mes tyre ka pasur konflikt për një pronë që 67-vjeçari po ndërtonte.
Viktima u gjet nga dy banorë të zonës që po zbrisnin poshtë nga mali dhe menjëherë njoftuan policinë. Familjarët kanë dëshmuar e viktima kishte folur me të vëllanë që ndodhet jashtë vendit rreth orës 16:00 të pasdites dhe mendohet se krimi të ketë ndodhur vetëm pak minuta më vonë. Grupi hetimor ka sekuestruar telefonin e viktimës si dhe po bën këqyrjen e mjetit te 67-vjeçarit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





