

Tiranë, 25 shkurt 2025- Një efektiv i policisë është përplasur nga një makinë, pak çaste më parë në zonën e Freskut në Tiranë.
Ai është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se ka identifikuar makinën dhe po punon për gjetjen e drejtuesit, që është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L (punonjës policie jashtë shërbimit). Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





