

Korçë, 25 shkurt 2025 – Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të fshatit Bulgarec, në rrugën që lidh qytetin e Korçës me zona të tjera të rajonit. Sipas informacioneve të para, aksidenti ka përfshirë një kamion dhe dy makina.
Në foto shihet se mjetet janë dëmtuar rëndë, ndërsa deri tani raportohet vetëm për dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e këtij aksidenti. Ende nuk ka informacione nëse ka të lënduar, dhe autoritetet po punojnë për të siguruar informacion të mëtejshëm.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





