Transmetuar më 25-02-2025, 13:28

TIRANË- Dhoma Kombëtare e Avokatisë i ka hequr ditën e sotme licencën e avokatit ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Heqja e licencës ka ardhur pas ditë pasi Dedja u dënua në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion, për fshehje pasurie. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e dënoi ish-gjyqtarin me 6 muaj burg por dënimi u konvertua në 1 vit shërbim prove.

Prokuroria kishte kërkuar 1 vit burg për ish-gjyqtarin por Gjykata dha dënimin me 6 muaj, vendim që u la në fuqi nga Apeli më 13 shkurt. Dedja akuzohet nga SPAK se ka fshehur një apartament me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj në Golem. Dedja ka deklaruar se apartamenti është i vëllait të tij dhe thjesht e ka pasur në përdorim.

Sipas akuzës, Dedja ka kryer deklarim të rremë të një apartamenti me sipërfaqe 146 metra katrorë në Tiranë, lidhur me një hua 10 mijë euro të marrë nga kunati i tij. SPAK thekson se nga hetimi, huadhënësi rezultoi në pamundësi për dhënien e kësaj huaje. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese e kaloi shkallën e parë të Vettingut, por ishte shkalla e dytë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që e rrëzoi duke e larguar nga detyra.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit