

Një 19-vjeçare ka kryer një denoncim në policinë e Gjirokastrës.
E reja ka deklaruar se në platformën sociale, TikTok është hapur një llogari me emrin e saj, si dhe publikohen foto e tekste fyese.
“Në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër është paraqitur një shtetase 19 vjeçe, e cila ka kallëzuar se në rrjetin social “Tik Tok” është hapur një llogari me emrin e saj, në të cilën janë publikuar foto dhe tekste fyese. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





