

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vernio të Italisë, ku një 22 vjeçar dyshohet se ka vrarë të ëmën 60 vjeçare me thikë dhe më pas i ka vënë flakën shtëpisë.
Sipas mediave vendase, trupi i gruas është gjetur në shtëpi, e goditur me thikë ndërsa 22 vjeçari është arrestuar.
Flakët janë shuar në pak minuta pasi ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e shpejtë.
Kur kanë mbërritur shërbimet e urgjencës dhe policia, i riu, i cili mësohet se ndiqej nga shërbimet sociale, ishte ende pranë shtëpisë, në gjendje konfuzioni.
Ekipi mjeko-ligjor po kryen gjithashtu hetimet për të sqaruar nëse zjarri i cili ka rënë disa orë pas krimit të pretenduar është shkaktuar nga 22 vjeçari.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





