

TIRANË – Kreu i Komisionit Zgjedhor Ilirian Celibashi, ka folur mbi zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 11 Maj. Në një prononcim për emisionin Top Story në Top Channel, Celibashi deklaroi se veçoria e këtyre zgjedhjeve është bashkëpunimi i KQZ, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK, për parandalimin dhe hetimin e krimit zgjedhor.
Kreu i KQZ-së, sqaroi më tej se qendra që do të ngrihet panë Komisionit Zgjedhor, do të ketë dhe përfaqësues të këtyre dy institucioneve po ashtu.
“Ajo çfarë duhet ndryshme me eksperiencën e zgjedhjeve më parë, konsiston mënyrën si do koordinojmë të tre këto institucione, KQZ, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK. Qendra që do ngrihet pranë KQZ do ketë në përbërje përfaqësues të këtyre dy institucioneve, koordinimi i informacioneve bëhet këtu në qendër”, tha Celibashi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





