Transmetuar më 24-02-2025, 22:22

TIRANË – Një prind i një fëmije që studion në klasën e katërt, shpreh në emisionin “Stop” në Tv Klan shqetësimin për përmbajtjen e teksteve shkollore. Në tregimet për fëmijë shpesh jepen mesazhe të dhunshme aspak edukative. Psikologia Gejsi Anamali shpjegon se këto tekste stimulojnë rritjen e fëmijëve të dhunshëm.

Prej shumë vitesh tashmë, shkollat punojnë me altertekstet. Shtëpitë botuese përzgjidhen nga Ministria e Arsimit e më pas nëpër shkolla, komisionet zgjedhin tekstin që duan.

Sipas ekspertit të arsimit, Ndriçim Mehmeti, konflikti i interesit fillon që në ministri e përfundon te mësueset. Sipas tij, tregu i botimeve shkollore është rreth 35-50 milionë euro.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit