Transmetuar më 24-02-2025, 19:55

Laç, 24 shkurt 2025 – Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë forcën e madhe të policisë që ka rrethuar fshatin Zhejë në Laç, pas vrasjes me armë zjarri të 67-vjeçarit Dod Mamli. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së hënës, në afërsi të banesës së viktimës, ndërsa autorët kanë arritur të largohen menjëherë pas krimit dhe janë arratisur në drejtim të paditur.

Hetimet për rrethanat e ngjarjes janë ende në fazat e para, dhe autorët nuk janë identifikuar ende. Policia është angazhuar intensivisht për zbardhjen e vrasjes dhe për kapjen e të dyshuarve, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli për monitorimin e zonës.

Dyshohet se vrasja e Dod Mamlit mund të ketë lidhje me një ngjarje hakmarrjeje të ndodhur në vitin 2015, kur djali i tij, Enrik (Elton) Mamli, vrau Naim Tafën në Mamurras. Hetimet janë duke u fokusuar në këtë hipotezë, ndërsa autorët e krimit janë ende në arrati.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit