Transmetuar më 24-02-2025, 18:34

Kurbin, 24 shkurt 2025 – Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Vilëz, Zhejë, në rrethin e Kurbinit, ku shtetasi Dod Nok Mamli, 67 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e një atentati me armë zjarri. Autori i krimit është ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve. Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Shtetit janë angazhuar intensivisht, ndërsa katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë dërguar për të mbështetur hetimet dhe për të siguruar zonën.

Policia ka intensifikuar kontrollet dhe po punon me përpikmëri për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit