Transmetuar më 24-02-2025, 16:48

Xi dhe Putin zhvillojnë një bisedë telefonike

Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi të hënën një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin me kërkesën e këtij të fundit.

Mes shumë çështjesh të tjera një vend me rëndësi zunë zhvillimet e fundit mbi çështjen e Ukrainës.

Putini informoi homologun kinez për zhvillimin e kontakteve të fundit Rusi-ShBA dhe qëndrimet e parimet e tij mbi krizën ukrainase, duke thënë se Rusia është e përkushtuar për eliminimin e rrënjëve të konfliktit Rusi-Ukrainë dhe arritjen e një projekti për paqe afatgjatë dhe të vazhdueshme.

Presidenti Xi tha se, në fillim të përshkallëzimit të gjithanshëm të krizës së Ukrainës, ai paraqiti "katër duhet" dhe propozime të tjera bazë për zgjidhjen e krizës.

Në shtator të vitit të kaluar, Kina dhe Brazili, së bashku me disa vende të Jugut Global, formuan Grupin e Miqve për Paqen mbi krizën e Ukrainës, për të krijuar atmosferën dhe kushtet për nxitjen e zgjidhjes politike të krizës.

Ai shtoi se Kina sheh me kënaqësi që Rusia dhe palët e tjera po bëjnë përpjekje pozitive për të zgjidhur krizën e Ukrainës.

Të dy krerët e shtetit ranë në një mendje gjithashtu të ruajnë shkëmbimet e bashkërendimin nëpërmjet mënyrave të ndryshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit