Transmetuar më 24-02-2025, 16:18

Një 4-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e diel në spitalin rajonal të Shkodrës.

Ai është paraqitur në spital me shenja të helmimit.

Për shkak të gjendjes së rëndë, mjekët e kanë dërguar në repartin e reanimacionit ku pas pak ka ndërruar jetë.

Fëmija është nga fshati Mjede, në Vaun e Dejës.

Më vonë, me të njëjtat simptoma edhe e motra e tij është nisur për në Tiranë në gjendje të rëndë.

Mjekët e Shkodrës thonë se kemi të bëjmë me helmim në gjak ndërkohë analizat janë nisur për në repartin e toksikologjisë në Tiranë ku do të zhvillohen hetimet.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit