

Amarild Muka, 41 vjeç nga Tirana, një emër i njohur për policinë shqiptare që prej 13 vitesh, është shpallur në kërkim nga autoritetet greke. Ai akuzohet për vjedhjen e 7 automjeteve luksoze dhe tentativën për të vjedhur një tjetër, gjithsej me vlerë që kalon 400 mijë euro.
Mediat greke kanë publikuar pamjet e grabitjeve të realizuara nga Muka, i cili ka vjedhur makinat nga parkingjet në Athinë. Muka përdorte metoda të sofistikuara, duke hyrë në garazhe dhe marrjen e çelësave të makinave nga hapësirat e magazinimit, ose duke u prezantuar si i afërm i pronarit për të marrë automjetet nga punonjësit.
Një nga makinat e vjedhura ka qenë me targa shqiptare, konkretisht një “Mercedes-Benz” AB777VD në pronësi të shtetasit V. Dh., ngjarje e ndodhur në 24.12.2023 në një parking privat në Athinë.
Lista e makinave të vjedhura përfshin:
09.01.2022 – “Mercedes-Benz” C180, vlera 22.000 euro, pronësi e R. R. 02.09.2023 – “Porsche Cayenne”, vlera 50.000 euro, pronësi e E. L. 20.10.2023 – “Mercedes-Benz” ML 350, vlera 22.000 euro, pronësi e K. Z. 25.10.2023 – “BMW X5”, vlera 80.000 euro, pronësi e A. K. 24.12.2023 – “Mercedes-Benz” AB777VD, pronësi e V. Dh. (Shqipëri) 03.02.2024 – “Mercedes-Benz”, pronësi e B. T. 23.03.2024 – “Lexus”, pronësi e G. X. 29.04.2024 – Tentativë për të vjedhur “BMW 316”. Amarild Muka është një individ me precedentë të shumtë kriminalë. Ai u arrestua për herë të parë në mars 2012 për vjedhje, dhe më pas u kap në maj 2017 duke drejtuar një “Mercedes-Benz” të vjedhur në Tiranë, ndërsa mbante edhe një shumë të hollash. Në nëntor të vitit 2017, ai është arrestuar sërish në Kamëz me një pistoletë me silenciator pa leje.
Për momentin, ai është shpallur në kërkim nga autoritetet greke për veprat e tij kriminale në Greqi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





