

Tiranë, 24 shkurt 2025 – Gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë, Safet Bajri ka deklaruar se ai ka qenë gjithmonë i hapur për hetimin dhe se nëse do të kishte dëshirë të largohej, nuk do të kishte mundësi që të kapej. Avokati i tij ka sqaruar se Bajri e ka bërë të qartë se ka paraqitur vullnetarisht veten dhe ka bashkëpunuar me autoritetet.
Deklarata e Bajrit u bë në lidhje me masën e sigurisë dhe hetimet që po zhvillohen ndaj tij, në kuadër të akuzave për përfshirje në organizatën kriminale dhe vrasjen e Fatbardh Licit.
Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë ka lënë në fuqi masën e sigurisë për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Asmer Bilalin, duke vazhduar hetimet për aktivitetet e tyre kriminale të dyshuara.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





