

Tiranë, 24 shkurt 2025 – Ish-kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Roshi është thirrur për t’u marrë në pyetje në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga SPAK, por deri tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi arsyet e thirrjes dhe hetimet që po zhvillohen ndaj tij.
Në këtë moment, ende nuk ka pasur deklarata nga pala e mbrojtjes së ish-kryebashkiakut të Kavajës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





