Transmetuar më 24-02-2025, 13:33

I ftuar ditën e sotme në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Elton Tozaj për të komentuar dhe analizuar situatat dhe banorët e “BBV4”. Sa i përket raportit Egli-Gjesti, ai u shpreh:

Përndjekëse. Nëse ajo do ishte burrë, do të ishte një përndjekëse manjake seriale. Është bërë shumë e lodhshme. Po kalon çdo limit, çdo cak. Ka nevojë urgjentë të lërë shtëpinë e “BBV” dhe të kurohet. Ajo është sëmundje. I vjen familja në ‘prime’ dhe i thotë hap sytë dhe kujdesu për veten, ajo vazhdon dhe madje kundërshton dhe motrën, mua kjo s’më duket normale… Nuk më duket normale as sjellja e Gjestit, bëja më të lehtë kur e sheh ashtu.

Lidhur me mesazhin suportues që Egli more dje nga Eriola Doçi në “Big Love”, Eltoni tha:

Kjo gjë do ta fusë Eglin në shina. Egli për këtë gjë ka nevojë nuk ka pse varet te Gjesti dhe te askush. Egli kur Gjesti nuk i flet pëson një lloj traume. Ky quhet abuzim me veten.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit