Transmetuar më 24-02-2025, 12:16

Ditën e sotme në Vlorë kanë rënë në pragat e Policisë dy shtetase me banim në Sarandë, të cilat dyshohet se shfrytëzonin për prostitucion një vajzë të mitur.

Policia përmes një njoftimi bën të ditur se operacioni u finalizua pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive.

Po ashtu bëhet e ditur se shtetaset e arrestuara janë 42-vjeçarja Silvana Osmani dhe 39-vjeçarja Luljeta Deda.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Silent Watch”.

Vihen në pranga 2 shtetase që shfrytëzonin një shtetase të mitur, për prostitucion.

Sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 2 muajve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u finalizua operacioni policor i koduar “Silent Ëatch”.

Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetaset:

S. O., 42 vjeçe dhe L. D., 39 vjeçe, të dyja banuese në Sarandë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këto shtetase kanë shfrytëzuar për prostitucion, një 16-vjeçare.

Gjatë kontrolleve në dy lokale të marra me qira prej tyre, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, në Sarandë, në të cilat ushtrohej prostitucioni, u gjet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit