

Tiranë, 24 shkurt 2025 – Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku po hetohet për pengimin e hetimeve në lidhje me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Ajo është nën hetim për veprime aktive që, sipas SPAK, kanë penguar zbulimin e së vërtetës në dosjen e Veliajt. Deputetja akuzohet për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme që kanë interferuar me hetimin e procedimit penal nr. 27 të vitit 2024, të zhvilluar nga SPAK.
Sipas organit të akuzës, janë konstatuar të dhëna konkrete që dyshohen se Klotilda Bushka ka ndërhyrë në mënyrë aktive në hetimin e çështjes, duke penguar zhvillimin e tij të drejtë dhe të paanshëm. Hetimi vijon për të sqaruar më tej rolin e deputetes në këtë ngjarje.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





