Transmetuar më 24-02-2025, 08:58

Në shtëpinë e “Big Brother Vip”, u krijua një mundësi përmes “valixhes së tundimeve”, ku Gjesti lexoi një zarf që e lejonte të përzgjidhte 7 ish-banorë, nga të cilët 3 do të rikthehen përmes televotimit.

Të nominuarit për rikthim: Klajdi, Krisa, Redoni, Gerti, Amber, G Bani, Jozi. Një nga emrat më të komentuar është Redon Berani, i cili u largua me dëshirë në ditët e para të spektaklit.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, ai krijoi një afrimitet me Egli Takon, por mesa duket, rikthimi i mundshëm i tij nuk do të sjellë një ribashkim mes tyre.

I pyetur nga Ledion Liço nëse do të afrohej sërish me Eglin, Redoni u përgjigj: “Nuk besoj se do të afrohem”.

Kjo deklaratë, u shoqërua nga një koment thumbues i Ledionit: “Jo mo, kush i afrohet më asaj”,

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit