Transmetuar më 23-02-2025, 21:24

Tiranë Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reagur lidhur me rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani. Berisha thotë se e sotmja është një fitore historike e CDU/CSU dhe për Europën. Ai shton se ky është një lajm shumë i rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë.

Berisha thotë se timonin e vendit udhëheqës të Europës e merr kancelari konservator Merz dhe partia e tij. Ai uron në emër të PD-së CDU/CSU dhe liderin Friedrich Merz.

POSTIMI:

Fitore historike e CDU/CSU për Europën! Friedrich Merz, Kancelari i Ri i Gjermanisë.

Të dashur miq, rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani tregojnë se fituese e këtyre zgjedhjeve është CDU/CSU, partia aleate e Partisë Demokratike, dhe kancelari i ri i Gjermanisë do të jetë kryetari i CDU, Friedrich Merz. Kjo është një fitore historike për Gjermaninë dhe mbarë Europën.

Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë. Timonin e vendit udhëheqës të Europës e merr kancelari konservator Merz dhe partia e tij.

Me këtë rast, në emër të PD-së, uroj përzemërsisht partinë simotër CDU/CSU dhe kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz, për këtë fitore tepër të rëndësishme për Gjermaninë, mbarë Europën, por edhe për PD-në dhe Shqipërinë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit