Transmetuar më 23-02-2025, 20:56

Washington, 23 shkurt 2025 – Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas rezultateve të para të zgjedhjeve në Gjermani, ku CDU/CSU ka dalë forcë e parë. Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Truth”, Trump e cilësoi këtë një moment historik për marrëdhëniet mes Berlinit dhe Washington-it, duke theksuar se gjermanët janë lodhur nga “politika pa sens”.

“Është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e Trump. Urime të gjithëve. Duket se partia konservatore në Gjermani ka fituar me diferencë të madhe,” shkroi ai.

Trump e lidhi rezultatin e CDU/CSU me lodhjen e votuesve nga politikat e mëparshme mbi energjinë dhe emigracionin. “Ashtu si në SHBA, edhe gjermanët janë lodhur nga politika pa sens, veçanërisht në çështjet e energjisë dhe emigracionit, që kanë mbizotëruar për shumë vite,” shtoi ai.

Ky reagim vjen në një moment kur Friedrich Merz, lideri i CDU/CSU, ka shpallur fitoren dhe ka bërë thirrje për krijimin e një qeverie të qëndrueshme sa më shpejt. Me 29% të votave sipas exit poll-eve, CDU/CSU kryeson zgjedhjet, duke u ndjekur nga partia e ekstremit të djathtë AfD me 19.5% dhe Social Demokratët (SPD) me 16%.

Rezultati i zgjedhjeve mund të sjellë një riorientim të politikës gjermane, ndërsa Trump ka lënë të kuptohet se një fitore e konservatorëve në Berlin do të forcojë aleancën me SHBA-në gjatë mandatit të tij.

Search

Reason

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit