Transmetuar më 23-02-2025, 19:29

Berlin, 23 shkurt 2025 – Kancelari gjerman Olaf Scholz ka pranuar publikisht disfatën e Partisë Social Demokrate (SPD) në zgjedhjet e fundit, duke e quajtur rezultatin një goditje të rëndë për forcën e tij politike.

Sipas exit poll-eve, SPD është renditur në vendin e tretë me 16-16.5% të votave, një rënie e ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Duke iu drejtuar mbështetësve të tij në Berlin, Scholz tha se partia duhet të pranojë këtë humbje dhe të reflektojë mbi të.

“Është një moment i vështirë për ne. Duhet të pranojmë se kemi humbur këto zgjedhje,” deklaroi ai, duke marrë përgjegjësinë për rezultatin e dobët. “Në të kaluarën, kishim një rezultat më të mirë, për të cilin unë isha përgjegjës. Tani kemi një rezultat më të keq, dhe kjo është gjithashtu përgjegjësia ime,” shtoi kancelari.

Në fund të fjalës së tij, ai përgëzoi liderin e opozitës konservatore, Friedrich Merz, për rezultatin e tij të suksesshëm, ndërsa tashmë vëmendja është përqendruar tek hapat e ardhshëm për formimin e qeverisë së re në Gjermani.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit