Transmetuar më 23-02-2025, 19:09

Athinë, 23 Shkurt 2025 – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur mbrëmjen e sotme një takim elektoral me shqiptarët që jetojnë në Greqi, në një sallë të mbushur plot në kryeqytetin grek, Athinë. Takimi ka tërhequr një numër të madh të pranishmish, përfshirë përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri, si Vangjel Dule, i cili gjithashtu ishte i pranishëm dhe ka mbajtur një fjalim gjatë ngjarjes.

Në këtë takim, krahas Berishës, është parë edhe Fredi Beleri, eurodeputeti i Greqisë, i cili ka shkaktuar shumë diskutime dhe polemika për pozitat e tij politike.

Vangjel Dule ka përdorur këtë mundësi për të hedhur akuza ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke e konsideruar atë përgjegjës për prishjen e marrëdhënieve me Greqinë. Ai ka theksuar se, megjithë marrëdhëniet e shkëlqyera të Kosovës me Athinën zyrtare, Shqipëria ka ngecur në marrëdhënie të tensionuara me shtetin grek.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit