

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 33 vjeçar pasi dyshohet se ushtron veprimtarinë e kundraligjshme të lojrave të fatit.
Gjatë kontrollit, i është gjetur edhe një dorezë metalike përforcues grushti.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin N. P., 33 vjeç, banues në Milot, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën 1 dorezë metalike përforcues grushti dhe dyshohet se ushtron dhe veprimtarinë e kundraligjshme të lojrave të fatit (baste sportive).”, njofton policia.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





