Transmetuar më 23-02-2025, 13:01

KAVAJË – Operacion i gjerë antidrogë, dhjetëra të arrestuar në disa zona të qytetit

Një operacion i madh antidrogë është duke u zhvilluar në disa zona të qytetit të Kavajës, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sipas burimeve të para, forcat “Shqiponja”, njësitë operacionale dhe antidroga janë angazhuar në terren që prej paradites, ndërsa deri tani raportohet për dhjetëra persona të arrestuar.

Identitetet e të ndaluarve nuk janë bërë ende publike, ndërkohë që Policia e Durrësit pritet të japë një informacion zyrtar në vijim lidhur me rezultatet e operacionit dhe sasinë e mundshme të lëndëve narkotike të sekuestruara.

Operacioni është ende në zhvillim dhe pritet të zgjerohet edhe në zona të tjera periferike të Kavajës, ku dyshohet se operonin grupe të përfshira në kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit