

Tre banorë të rinj i janë bashkuar shtëpisë së Big Brother Albania VIP 4.
Riki, këngëtar dhe ish-konkurrent i “The Voice of Albania”; Shkëlzeni, 29 vjecc nga Tropoja, sipërmarrës, mjek, stomatolog; Mikela, 26 vjecc, jeton në Itali prej shumë vitesh, blogere. Të tre ata pritet të rrisin dinamikat brenda në shtëpi.
Mikela tha se i pëlqen Laerti dhe se nuk i pëlqen Kelly. Shkëlzeni nga ana e tij tha se i pëlqen Gjesti dhe Egli, ndërsa ai që nuk i pëlqen është Vserlo. Për Rikin, i preferuari i tij është Gjesti, ndërsa më pak i preferuari dhe për të është Vserlo.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





