Transmetuar më 23-02-2025, 09:42

Një 46 vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se vodhi në një automjet të parkuar një çantë ku brenda saj kishte 47 milionë lekë të vjetra. Pronarja e makinës rezulton se ishte tregtare e një pike shumice.

Autori i arrestuar është Gurjan Trajani (Mitro) të cilit i janë sekuestruar 45 milionë lekë.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Përsëritësi”.

Vodhi në një automjet të parkuar një çantë brenda së cilës kishte shuma të mëdha parash në euro, dollar e lekë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari.

46-vjeçari, i dënuar disa herë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Sekuestrohen rreth 45 milionë lekë, (një pjesë në euro dhe dollarë) që ky shtetas kishte vjedhur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në automjetin e shtetases B.L, i parkuar në zonën e Medresesë, kishin vjedhur çantën brenda së cilës kishte një shumë të konsiderueshme parash(rreth 47 milion lekë, një pjesë në euro dhe dollarë), kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”., bazuar në inteligjencën policore dhe veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:

Gurjan Trajani (Mitro), 46 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë disa herë për vjedhje.

Gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar shumën e parave që ky shtetas kishte vjedhur në automjetin e parkuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit