Magazinë
Transmetuar më 22-02-2025, 23:02

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mbrëmjen e 21 shkurtit, ka arrestuar pesë anëtarë të dyshuar të një “grupi të organizuar kriminal”, të cilët kishin planifikuar kryerjen e veprës penale “vrasje” dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, ndaj dy personave në Pejë.

“Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar: D.R., R.B., SH.K., F.Q., dhe D.M., të cilët me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Sipas një komunikate për media, Policia ka bërë të ditur se ka kryer kontrolle në gjashtë lokacione të ndryshme, në të cilat janë gjetur dhe sekuestruar armë, përfshirë: granata dore, pushkë, revole dhe municion i kalibrave të ndryshëm.

Përgjatë operacionit policor është thënë të jetë sekuestruar edhe një sasi e lëndës narkotike, telefona celularë si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit