

Është përcaktuar orari i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës, të cilat do të zhvillohen më 26 dhe 27 shkurt 2025. Të gjitha sfidat do të luhen duke filluar nga ora 13:00. Edhe në këtë fazë luhet vetëm nga një ndeshje dhe në rast të rezultatit të barabartë zhvillohen vazhdimet 2 x 15 minuta, e në rast se as atëherë nuk ka fitues, atëherë skuadra që kalon në gjysmëfinale vendoset përmes penalltive. Të rikujtojmë se fituesi i këtij trofeu siguron pjesëmarrjen në garat evropiane.
E mërkurë, 26 shkurt: Drenica – Ferizaj Malisheva – Llapi E enjte, 27 shkurt: Vëllaznimi – Prishtina Prishtina e Re – Drita
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





