

Angli – Çmimi i biletave për udhëtimet nga Londra në Eindhoven ka përjetuar një rritje drastike pas shortit të hedhur të Ligës së Kampioneve. Deri dy ditë më parë, një biletë avioni mund të blihej për rreth 40 stërlina, ndërsa tani, pas shortit që vendosi Arsenalin përballë PSV, çmimi i po asaj bilete ka arritur deri në 750 stërlina, një rritje e ndjeshme prej 18 herë.
Ky ndryshim ka shkaktuar reagime të forta nga tifozët e Arsenalit, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në rrjetet sociale, duke e quajtur këtë rritje të çmimeve si një "abuzim" dhe një "shfrytëzim" të mundësisë që i jep ky përballje e Ligës së Kampioneve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





