Transmetuar më 22-02-2025, 19:17

ITALI – Lara Colturi ka dhënë një tjetër kohë të mirë në Kupën e Botës në Sestriere. Për herë të dytë ka marrë pjesë në slallomin gjigant, ndërsa është renditur në vendin e gjashtë duke dhënë një tjetër rezultat shumë të mirë. Një pozicion më lart se sa dita e premte, teksa në slallomin gjigant ishte në vendin e shtatë.

Gara është dominuar përsëri nga italiani Brinjone, e cila ka zënë vendin e parë. Ndërkohë skiatorja shqipotare do të marrë pjesë në një tjetër garë që do të zhvillohet po në Sestriere ditën e diel, në slallomin special, ndërsa shpresohet që përsëri të jetë në dhjetëshen e parë, ndërkohë që deri më tani ka arritur të grumbullojë 76 pikë fare paraqitjeve shumë të mira.

Në javën e ardhshme Kupa e Botës në ski do të zhvendoset në Are të Suedisë dhe në këtë mënyrë, Lara Colturi vazhdon të bëjë mirë në ski, ndërsa është kandidate potenciale për medalje në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026” kur pritet që garojë për kuqezinjë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit