

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ndarë detaje nga një bisedë telefonike me Kryeministrin Edi Rama, ku theksoi mirënjohjen për mbështetjen që Shqipëria ka dhënë ndaj Ukrainës. Në postimin e tij në ‘X’, Zelensky u shpreh se biseda ka përfshirë diskutime për projekte të përbashkëta, perspektiva më të gjera dhe iniciativat diplomatike evropiane.
Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të Evropës në bisedime dhe u shpreh për nevojën e një vizioni të përbashkët dhe veprimeve të koordinuara për të arritur një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë. Po ashtu, ai falenderoi për mbështetje në forcimin e sigurisë në të gjithë Evropën.
I had a good conversation with the Prime Minister of Albania, @ediramaal, and thanked the Albanian government and the people for their support of Ukraine and our people.We discussed many salient topics— joint projects and broader prospects.We also talked about European…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 22, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





