Transmetuar më 22-02-2025, 09:08

Trajneri i Milanit, Sérgio Conceição, foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Torinos, duke u rikthyer edhe te ditët pas humbjes ndaj Feyenoordit, që vulosi eliminimin nga Champions League.

Sfida juaj është ta ktheni këtë negativitet në diçka pozitive…

Unë nuk jam nga ata që bëjnë llogari, nuk më pëlqen të mendoj për fundin e kampionatit. E jetoj çdo ditë me intensitet të madh. E marr punën me vete në shtëpi dhe familja ime nuk është e lumtur për këtë, por kështu jam unë. Nuk i bëj gjithmonë gjërat siç duhet, por punojmë me pasion çdo ditë. Sot bëhen 31 vite që ka ndërruar jetë nëna ime, isha vetëm 18 vjeç dhe kisha humbur babanë dy vite më herët. Nëse këto të futbollit janë vështirësitë, atëherë nuk kam frikë nga asgjë. Prandaj, vazhdoj në rrugën time.

Cili foli pas eliminimit në skuadër?

Mua më pëlqen kur lojtarët ia thonë njëri-tjetrit atë që mendojnë. Je një mik i vërtetë nëse i thua shokut tënd të skuadrës të vërtetën. Kjo ndershmëri duhet të ekzistojë mes tyre, në këtë mënyrë ata rriten edhe si grup. Më mirë një e vërtetë e hidhur sesa një gënjeshtër e bukur që fsheh një problem.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit