

Në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Genoa, Simone Inzaghi foli për mikrofonët e “Sky Sport”, duke e kthyer vëmendjen edhe te sfida e madhe e javës së ardhshme kundër Napolit në "Maradona".
"Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, por të flasësh për një sfidë vendimtare është ende herët, pasi kanë mbetur edhe 12 javë deri në fund. Sigurisht që do të ketë shumë rëndësi për të dyja skuadrat, por nuk do ta reduktoja gjithçka në një duel mes trajnerësh.
Do të jetë një përballje mes dy formacioneve që po bëjnë një sezon të shkëlqyer. Duhet pasur kujdes edhe nga Atalanta dhe skuadrat e tjera që, falë merkatos së janarit, po rikuperojnë terren".
I pyetur për mundësinë e fitimit të një trofeu në fund të sezonit, trajneri zikaltër nuk jep premtime, por thekson ambiciet e grupit: "Kjo është ajo që shpresojmë. Ajo që mund të garantoj është se do të japim gjithçka, si gjithmonë, për të luftuar në çdo front. Na pëlqen të jemi protagonistë dhe do të vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë deri në fund".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





