

Një argjentinas mundohet të jetë objektiv në rastin e krahasimit mes dy yjeve të futbollit, që e kanë dominuar në çdo drejtim këtë sport në afro dy dekadat e fundit. Këtë qasje mban edhe Rodrigo De Paul, kampion bote në "Katar 2022", i pyetur nga “Infobae” për të krahasuar Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. Mesfushori i Atletico Madridit u shpreh:
"Cristiano thotë se është më i miri në histori? Besoj se duhet të përgjigjem në mënyrë politikisht korrekte, sepse nuk dua telashe. Gjithsesi, mendoj se kushdo që ka parë pak futboll ose e kupton sadopak këtë sport, e di që nuk ekziston askush tjetër si Messi.
Ajo që ka bërë, ajo që ka arritur, mbi të gjitha ajo që ka krijuar tek njerëzit… Nuk po flasim për tituj apo gjëra të tilla. Njerëzit do të paguanin gjithçka vetëm për ta parë Messin duke luajtur, për ta parë sesi driblon një kundërshtar, sesi jep një asist. Leo është art. Cristiano është një ‘bishë’ konkurruese, një golashënues i jashtëzakonshëm. Leo është art".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





