Transmetuar më 21-02-2025, 22:43

SHBA- Tre persona u vranë nga të shtënat me armë zjarri në Louisville, Kentucky, të premten pasdite. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka rëndë ka ndodhur pranë një zyre autoshkolle.

Policia thotë se dy viktimat një mashkull dhe një femër janë gjetur të vdekur në vendngjarje. Ndërsa viktima e tretë është transportuar në Spitali, por fatkeqësisht nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve. Gjithashtu, policia beson se nuk ka më kërcënim për publikun.

“Nuk ka të dyshuar të njohur. Është absolutisht një tragjedi dhe jam i befasuar që nuk kishte më shumë njerëz të lënduar sepse shumë njerëz po qëndronin jashtë”, tha në një deklaratë Departamenti i Policisë Metropolitane të Louisville.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit