

Fier, 21 Shkurt 2025- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Fierit, ku do të zhvillojë një takim me Asamblenë Socialiste të Qarkut. Takimi është pjesë e një procesi të rëndësishëm mobilizimi dhe riorganizimi të strukturave lokale të Partisë Socialiste, në prag të zgjedhjeve të 11 Majit.
Rama është shoqëruar nga drejtues të tjerë të strukturave lokale të partisë, ndërkohë që mbledhja ka për qëllim forcimin e bazës dhe përgatitjen për fushatën zgjedhore. Një ditë më parë, kreu i Qeverisë zhvilloi një takim me punonjësit e administratës së Bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





