

Safet Bajri u arrestua me urdhër të SPAK për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018.
TIRANË- Bajri i cili u arrestua në mesditë në banesën e tij në Shkodër u dërgua më pas në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Siç dukej edhe në pamje Bajri shihej i qeshur para kamerave. Pasi ka qëndruar për pak kohë tek Drejtoria e Policisë në Tiranë, ai është dërguar tek Blloku i Sigurisë.
Safet Bajri u arrestua me urdhër të SPAK për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018. Bajri është i dyshuar edhe për masakrën e Dobraçit të 30 tetorit 2024, me 4 viktima. Gjithashtu, grupi i Safet Bajrit dyshohet edhe për atentatin ndaj Aleksandër Prendit në gusht 2024 kur “ushtarët” e tij Izmir Sakica dhe Samuel Troshani bashkë me tre automjete të blinduara u ndeshën me breshërinë e plumbave pranë banesës së shënjestrës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





