Transmetuar më 21-02-2025, 13:45

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për një keqkuptim që ka ndodhur lidhur me një artikull të publikuar. Ai tha se ishte informuar se ky artikull ishte i sponsorizuar, por autori e ka mohuar këtë, dhe Berisha e ka besuar këtë deklaratë.

Berisha: LaCivita dhe Manafort nuk kanë ardhur si lobistë. Kanë ardhur për fitoren e PD-së, duke vazhduar punën e Donald Trump

Ka qenë një keqkuptim i Sali Berishës. Më servirën se ishte një artikull i sponsorizuar. Autori tha se nuk është i sponsorizuar. Dhe unë i besoj gazetarit. Sepse çdo gazetë e madhe shet një hapësirë në të cilën ti mund të shkruash çfarë të duash përkundrejt pagesës. Nuk ka lidhje me redaksitë, nuk ka lidhje me qëndrimet e redaksisë. Janë shumë të kushtueshme si hapësirë.

Autori thotë nuk ka qenë e tillë, unë i besoj plotësisht atij… …Paul Manafort është një kolos, një gjeni i fushatave elektorale, i fushatës së vitit 2016 të presidentit Donald Trump. Ai ishte arkitekti, kryestrategu i fushatës elektorale të vitit 2016 të presidentit Donald Trump, i cili u persekutua në mënyrën më hakmarrëse vetëm për këto arsye, nga McGonigal mes të tjerëve.

Dhe, ai ka qenë në Shqipëri legalisht, thashë dhe njëherë, është një person i jashtëzakonshëm në doktrinën elektorale dhe njohurit elektorale, ka ardhur me kryestrategun, bashkëkryestrategun e fushatës së vitit 2025 të presidentit Donald Trump. Çfarë do të thotë kjo? Pse i persekutuar qenka Paul Manafort? Nuk janë lobistë, unë këtu para jush e kam thënë, absolutisht nuk janë lobistë. Nuk janë. Absolutisht nuk janë… Sepse kompanitë lobiste, edhe këta nuk e dinë a bëjnë veprimtari lobiste apo jo, por ajo ka kontratë tjetër dhe rregull tjetër. D.m.th ata kanë ligjin e regjistrimit, jo vetëm problemet financiare, por çdo problem tjetër, si lobistë.

Nuk janë të kontraktuar dhe nuk janë për lobistë. Kanë ardhur për fitoren e PD-së. E tha ai vetë pse kanë ardhur. Për të vazhduar punën e Donald Trump. “To Make Albania Great Again”. Ishte ajo. E tha atë. Nuk ia thashë unë atë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit