

Shorti i Nyon-it ishte i favorshëm për Interin. Zikaltrit shmangën skuadrën më të rrezikshme holandeze dhe në 1/8 finale të Champions League do të përballen me Feyenoordin. Pra, u pozicionuan në një pjesë të favorshme të shortit të sotëm. Megjithatë, zv.presidenti i Interit, Javier Zanetti, nuk kufizohet vetëm te ky raund:
"Deri tani, rrugëtimi ynë në Europë ka qenë i shkëlqyer, por tani nis një tjetër turne, ku çdo ndeshje është vendimtare. Do të përgatitemi sa më mirë, i kemi të gjitha kushtet për të vazhduar më tej. Përgjegjësia është e madhe, por ne jemi Interi. Objektivi është ta çojmë futbollin italian sa më larg, duke shkuar deri në fund në të gjitha kompeticionet".
A ndjeni një përgjegjësi më të madhe duke qenë skuadra e vetme italiane e mbetur në garë?
Ne gjithmonë kemi një përgjegjësi të madhe, jemi Interi dhe ky është një kompeticion i rëndësishëm. Do të përpiqemi ta çojmë sa më lart flamurin italian.
A do të zgjidhni një kompeticion primar apo do të luftoni në të dyja garat?
Nuk mund të bëjmë zgjedhje, duhet të synojmë të shkojmë deri në fund në të dyja kompeticionet, Champions League dhe Serie A. Duam ta fitojmë kampionatin, pastaj kemi Champions League, ku jemi e vetmja skuadër italiane që ka triumfuar së fundi. Do ta respektojmë maksimalisht këtë turne, do të përpiqemi të arrijmë në finale si dy vite më parë. Është e vështirë, por mendja dhe synimi ynë është të shkojmë deri në fund.
A ndikoi ndalimi i Champions-it në janar në ngadalësimin e Interit?
Dyshimet vijnë vetëm nga jashtë, brenda klubit tonë nuk ka pasur kurrë dyshime. E dimë se çfarë do të thotë të garosh në Itali dhe Europë. Ne gjithmonë e përgatitim çdo ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme. Sigurisht që mund të hasim vështirësi në periudha të ndryshme, por puna jonë është të japim gjithmonë maksimumin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





