Transmetuar më 21-02-2025, 13:17

Tiranë, 21 shkurt 2025 – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se qeveria do të detyrohet të ndërhyjë për të zbutur çmimet e larta të banesave, duke ndërtuar banesa sociale. Sipas tij, çmimet e qirave dhe blerjeve janë ngritur në nivele të papërballueshme për qytetarët, duke u shkaktuar një problematikë të madhe.

Berisha theksoi se shkaqet kryesore janë pasojat e narkotrafikut, i cili ka inflacionuar çmimet e pasurive të paluajtshme. Ai sugjeroi se zgjidhja është ndërtimi i ndërtesave sociale, të cilat do të shiten me çmime shumë më të ulëta se ato që ofrohen nga tregu aktual, ku po dominon korrupsioni.

"Ne do të ndërhyjmë me ndërtesa sociale që qytetarëve do u shiten me çmime pak mbi kosto dhe qiratë do jenë të caktuara nga shteti. Këto çmime do të jenë shumë të arsyeshme dhe do të detyrojnë të gjithë të zbresin çmimet," u shpreh Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit