

Tiranë, 21 shkurt 2025 – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me hetimet e mundshme nga SPAK për krimin elektoral, duke thënë se nëse ky organ do të kishte ndërmend të hetonte seriozisht, duhej ta kishte prangosur kryeministrin Edi Rama gjatë mitingut elektoral që ky i fundit organizoi mbrëmë.
Berisha e cilësoi mitingun e Ramës si shkeljen më të rëndë të ligjit elektoral dhe theksoi se Rama përdori administratën për të organizuar ngjarjen dhe për të mbrojtur vetveten dhe familjen, duke u fokusuar në sulmet e kundërshtarëve dhe mediat.
“Për SPAK, nëse do të hetonte, mitingu i Ramës mbrëmë duhej të ishte prova më e fortë për ta arrestuar,” tha Berisha. Ai akuzoi Ramën për shpërqendrimin e vëmendjes nga skandalet që lidhen me qeverisjen e tij, si skandali me USAID dhe përpjekjen e tij për të përdorur emocione të pa lidhura për të mbuluar korrupsionin dhe dështimet e qeverisë.
Berisha gjithashtu kritikoi Ramën për mungesën e transparencës dhe theksoi se ky i fundit nuk e trajtoi as skandalin e Myshelit dhe as marrëdhëniet me autoritetet amerikane.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





