Transmetuar më 21-02-2025, 13:15

Tiranë, 21 shkurt 2025 – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për media, akuzoi kryeministrin Edi Rama për manipulim dhe blerje të votave nëpërmjet bonusit elektoral për pensionistët. Sipas tij, ky është një akt i paprecedentë dhe i turpshëm që shkel Kushtetutën dhe ligjin elektoral.

Berisha theksoi se Partia Demokratike ka një plan për të mbështetur pensionistët, duke përfshirë rritjen e pensioneve dhe dhënien e kartës së konsumatorit, që do të mundësojë një shpërblim prej 450 euro në vit për çdo pensionist. Ai shpjegoi se ky do të jetë një rikthim i TVSH-së që pensionistët paguajnë për produktet e konsumit të përditshëm si ilaçet, ushqimi dhe shpenzimet e tjera jetike.

“Ky nuk do të jetë një bonus, siç e quan Edi Rama, por një rikthim i TVSH-së që pensionistët paguajnë çdo ditë për ato që blejnë,” u shpreh Berisha. Ai shtoi gjithashtu se PD do të merret me problemet e tjera të shoqërisë, si rritjen e çmimit të energjisë dhe proporcionalitetin e qirave me pagat.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit